Në Komisionin Parlamentar për Siguri nuk ka kaluar Projekligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë dhe Inspektoriatin Policor të Kosovës, raporton Gazeta10.
Kjo është bërë e ditur nga deputetit i AAK-së Bekë Berisha.
Ai ka thënë se nuk mbahet shteti kështu teksa ka thënë se këtë projekligj nuk e ka përkrahur pushteti.
Më tej, ai ka thënë se kjo qasje e Qeverisë është për keqardhje.
Këtu keni statusin e plotë:
“Nuk mbahet shteti kështu!
Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor
Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision
Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10