Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

‘‘Nuk kam qenë e lidhur me Lorencon’’- Keisi gjen mbështetje tek Luizi pasi shpërthen në lot

Gazeta10
26 March 2023 - 14:22

Keisi ka shpërthyer në lot pas spektaklit të djeshëm. Ajo nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e Lorencit që ata kanë qenë të lidhur jashtë shtëpisë.

Gjatë një bisede me Luizin, Keisi i ka thënë se nuk kanë qenë të lidhur por në një njohje. Ajo ka shtuar se nuk do donte të hapej fare si temë.

Luizi: Nuk e ka bërë për të të dëmtuar lojën ty.

Keisi: Nuk e kam për atë.

Luizi: Po për ça? Për faktin se me demek po të del nami që ke qenë e lidhur?

Keisi: Nuk kam qenë e lidhur, kemi patur njohjen tonë, ça lidhje ka se kemi një jetë aty jashtë po në momentin që ti futesh brenda unë dal shumë shëmtuar. Nuk do doja të hapej fare si temë. Nuk kam pasur dëshirë.


Luizi i tha se Lorenci nuk e ka bërë për të ulur atë.

Keisi: E kuptoj, po ta kishte menduar.

Nga ana tjetër Lorenci po qëndronte i mërzitur dhe i vetmuar në dhomën e grimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.