Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Nuk kandiduan për zgjedhje, Molliqaj e pranon: Nuk e kemi mbështetjen për të kaluar pragun

Gazeta10
31 Tetor 2024 - 20:49

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, ka sqaruar arsyen se pse PSD ka vendosur të mos garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Molliqaj ka sqaruar se arsyeja se pse PSD nuk po kandidon në zgjedhje është për shkak se nuk e ka mbështetjen për ta kaluar pragun.

“E thjeshtë është për ne, nuk  e kemi mbështetjen për me kalu pragun”, ka thënë ai.

I pyetur nga Sadiku nëse kanë bërë matje për mbështetjen e qytetarëve, Molliqaj ka thënë se sondazhet janë bërë, e që sipas tyre, mbështetja e qytetarëve ka dalë vetëm 2% dhe jo 5% sa për të kaluar pragun.

“Absolutisht po kemi bërë matje. Jemi ma shumë se 2% po jemi larg 5%”, ka thënë Molliqaj. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.