
Blerim Gashi nuk është pajtuar me deklaratën e Mimoza Gavranit se gjashtë kushtet e kryeministrit, Albin Kurti do ta ngadalësojnë rrugëtimin e marrëveshjes finale me Serbinë.
“Çka është ky anti-amerikanizëm. Çka janë këto terme kështu. Na s’mujna me u ba krejt si Edi Rama, me ja çu 300 mijë euro, e me ju thanë lobo për Salih Berishën, me shti në listë të zezë. Jemi në një pozccion të dhimbshëm”, ka ndërhyrë Gashi.
Ndërsa, komentatorja politike, Gavrani tha se me qëndrimet e fundit të kreut të ekzekutivit karshi planit evropian, Kosova ndodhet në një pozicion merre ose leje, shkruan Gazeta10.
“Kalkulimi i Kurtit përmes gjashtë kushteve të tij për ta pranuar zbatimin e Asociacionit, do ta shpije vendin në ngadalësim të procesit dhe do ta largojë nga rrugëtimi i marrëveshjes finale. Kur flasim për aleatët tanë, mendoj që është shumë patetike tendenca vetëmbrojtje, anti-amerikane që shfaqet. Jemi në pozicion merre ose leje. Kurti tashmë ka pranuar marrëveshjen që i është prezantuar atij në tavolinë.”, ka shtuar ajo në Politiko./Gazeta10