
Fillon numërimi i votave për kandidatët: Albin Kurti prin bindshëm, ndiqet nga Konjufca e Haxhiu
Ka filluar zyrtarisht numërimi i votave për kandidatët për deputetë nga radhët e subjekteve politike.
Deri më tani, kur janë numëruar rreth 9% e këtyre votave për Lëvizjen Vetëvendosje!, listës i prin kryetari i partisë, Albin Kurti, i cili ka grumbulluar një distancë të ndjeshme votash ndaj të tjerëve.
Pas Kurtit, pozicionohen Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, të pasuar nga ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar dhe figura kyçe të këtij subjekti.
Më poshtë gjeni listën e 10 kandidatëve më të votuar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! deri në këto momente: