Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Numërohen të gjitha votat e personave me nevoja të veçanta

Gazeta10
06 Janar 2026 - 22:58

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë mbështetje më të madhe nga ky grup, duke siguruar 36.96% të votave, ose 622 vota.

Ja si është shpërndarë rezultati për partitë e tjera:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 26.14% të votave, që përkthehet në 440 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 12.30% të votave, me gjithsej 207 vota.

Srpska Lista ka marrë 10.75% të votave, ose 181 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 7.13% të votave, që i jep 120 vota.

Partia Liberale Egjiptiane ka siguruar 1.54% të votave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.