
Avokati Taulant Hodaj ka vlerësuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë qenë të qeta, kredibile dhe të administruara mirë nga organi rregullativ i zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Hodaj në “Politiko” tha se këto zgjedhje kanë prodhuar një fitues të qartë, me rezultat bindës, thuajse plebishitar, si dhe kanë krijuar bazën për formimin e shpejtë të institucioneve të reja.
Sipas tij, zgjedhjet kanë prodhuar numrat e nevojshëm për konstituimin e institucioneve dhe tashmë nuk ka arsye për vonesa në këtë proces. Hodaj theksoi se partia fituese duhet të bëjë përgatitjet e nevojshme në mënyrë që, qysh në ditën e parë, të procedojë me konstituimin e Kuvendit dhe të Qeverisë.
“Institucionet janë prodhuar, numrat janë, dhe nuk duhet pritur afatet maksimale. Sa më shpejt që të jenë gati, duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe i Qeverisë,” u shpreh Hodaj.
Ai shtoi se tashmë ka deputetë të caktuar, ndërsa përfitimin më të madh nga rezultati zgjedhor e ka Lëvizja Vetëvendosje, pasi pritet që disa deputetë të jenë njëkohësisht edhe ministra. Sipas Hodajt, kjo mund të bëjë që numri i deputetëve që do të hyjnë në Kuvend nga listat të kalojë mbi 70.
Në anën tjetër, ai vlerësoi se partitë e tjera kanë shënuar rënie, ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pësuar regres më të vogël, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) më të theksuar./Gazeta10
Deklarata e plotë:
<iframe width=”1455″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/AfoXqCYyuKA” title=”🔴 Politiko – Epilogu i 28 dhjetorit – 07.01.2026″ frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>