Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reshitaj: Momenti më serioz për shtetin, koha kur duhet të dëshmohet përgjegjësia institucionale

Gazeta10
28 October 2026 - 20:56

Anëtarja e LDK-së, Albulena Reshitaj, e ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ka kritikuar Qeverinë në zbatimin e ligjeve, duke kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët e përfshirë.

Reshitaj tha se pas miratimit dhe zbatimit të ligjeve, Kuvendi ka të drejtë t’i monitorojë ato, ndërsa në rastin konkret, sipas saj, kemi të bëjmë me një dështim të plotë të qeverisë.

“Ta dini një gjë: ligjet votohen, kalojnë në implementim dhe pas një viti Kuvendi ka të drejtë t’i monitorojë ato. E këtu kemi një dështim total të një qeverie që për kaq vite ka pasur mundësi t’i realizojë”, u shpreh Reshitaj.

Ajo theksoi se rasti i Arlinda Zekajt është një moment serioz për shtetin, ku duhet të dëshmohet përgjegjësi institucionale.

“Mendoj që është momenti më serioz që shteti ynë të tregojë seriozitet. E kjo do të thotë të ndëshkohen të gjithë akterët që ishin pjesë e këtij dështimi, me largim, dorëheqje dhe dhënie llogarie deri në fund”, deklaroi Reshitaj në “Politiko”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.