Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxha: S’ka as dorëheqje morale, e tmerrshme dhe e dhimbshme

Gazeta10
28 October 2026 - 21:23

Brikena Hoxha, e ftuar në emisionin “Politiko”, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar mungesën e përgjegjësisë morale dhe institucionale për rastet e dhunës ndaj grave.

Hoxha theksoi se gratë  duhet të kishin më shumë mbështetje dhe siguri.

“Gra të arsimuara e të shkolluara si Arlinda  shumë pak në Kosovë. 22 për qind prej nesh që jemi të punësuara – çfarë kemi për t’u thënë këtyre grave? Nuk kemi asnjë dorëheqje morale”, u shpreh Hoxha.

Ajo tha se, sipas saj, përgjegjësia morale duhet të shtrihet përgjatë gjithë zinxhirit të institucioneve dhe akterëve që kanë pasur përgjegjësi në këtë rast.

“Është moralisht një zinxhir që është dashur të japë dorëheqje. S’ka logjikë, s’ke çka me thënë. Është e tmerrshme, e dhimbshme”, deklaroi ajo në “Politiko”.

Hoxha kujtoi edhe mesazhin e protestës pas vrasjes, duke thënë se ai ishte një mesazh që prekte thellë dhe që, sipas saj, pasqyronte dhimbjen e grave përballë dhunës dhe mungesës së sigurisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.