Partia Sociale Demokrate sot ka mbajtur aksion simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë, për pa knaqësin e tyre në spitale dhe pa pastërti në spitale të parregulluara.
Ata kanë hedhur letër higjienike dhe kanë vendosur fotografi të spitalit të cilët janë në gjendje të keqe
Në një deklarim për media ka folur edhe anëtarja e PSD-së Donjetë Demolli ku ka thënë se në foto të cilat shihni është gjendja aktuale e spitaleve.
“Këto fotografi që po i shihni është gjendja aktuale në spitalet e Kosovës sot,kemi ardh meja sjell këtu ministrit fotografit e zmadhuar sepse meqë aj spo del prej zyrës tij e meqë pedanterinë po e man veç për vete e jo për qytetarët e Kosovës, këna ardhë meja realizu kit ekspozitë edhe me ftu me pa gjendjen ne teren, e kur te sheh gjendjen smundet a vepru e pa ndërrmarr diçka e me ndryshu gjendjen, sepse aq keq është në spitalet e Kosovës saqe është gjenjda shqetësuese është banale.Aty ku qytetarët e Kosovës shkojnë me u shëru, shkojnë me përmihu mirëqenën e tyre e gjendjen e tyre shëndetësore ka rrezik qe munden me u infektu e me u smu. E ministri i Kosovës nuk e ka përgadit as tenderin për pastërti e as tenderin për mirëmbajtje e QKUK e spitaleve. Ky tender ka mundësi të dështoj nësë ministri. Dështimi i kësaj qeveria janë këto pamje”, k thënë ajo.
Ndërkaq ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për një ministër pedant me “mindil” për veten e vet por kanë nevoj për spitale higjenike ku pacientet munden të trajtohen në mënyrën e duhur.
“Ne nuk kemi nevojë për ministër pedant për veten e vet, nuk kemi nevojë për ministër me mindil për veten e vet por kemi nevojë për spitale higjienike, për higjen në vendet ku i kemi pacientet”, ka përfunduar ajo.