
Në vend se të hyjnë në këmbë, deri tek dera e shkollës nxënësit po barten me këtë mjet.
Kjo pasi që reshjet e shiut mëngjesin e së hënë, bllokuan hyrjen e kësaj shkolle.
Nxënësit treguan për kanal10, vështirësitë e ardhjes në shkollë këtë mëngjes.
Ndërsa sipas prindërve kjo gjendje bëhet e tillë sa herë ka reshje shiu. Ata u shprehën të shqetësuar për fëmijët e tyre.
Kanal10 ka provuar të kontaktoj edhe më drejtorin. Por askush nga udhëheqësit e kësaj shkolle, nuk pranoi të flas me arsyetim se këto çështje i takojnë drejtorisë së arsimit. /Gazeta10/
Kronika e plotë: