Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​OBSH: 41 000 viktima nga tërmetet e fuqishme

Gazeta10
13 February 2023 - 18:10

Të paktën 31 643 persona kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë Jugore të hënën e kaluar dhe 9 300 kanë vdekur në Siri, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Tërmetet e së hënës me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën disa vende në rajon, përfshirë Sirinë.

”Në Siri raportohen mbi 9 300 viktima”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

”Më shumë se 233 000 pjesëtarë të ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit po punojnë aktualisht në terren”, tha autoriteti turk i menaxhimit të fatkeqësive, AFAD.

Sipas agjencisë, rreth 148 000 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani. /ANSA-AA/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.