
Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se është e mundur të eliminohet shpërndarja e lisë së majmunit në Evropë, duke theksuar provat se numri i rasteve po ngadalësohet në një pjesë të vogël të vendeve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Ka shenja të një rënijes së rasteve në shumë vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën dhe Britaninë, si dhe një rënje në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht vaksinave të pakta.
“Ne besojmë se mund të eliminojmë transmetimin e vazhdueshëm nga njeriu te njeriu i lisë së majmunit në rajonin (evropian)…për të ecur drejt eliminimit ne duhet të shtojmë urgjentisht përpjekjet tona.”, tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge.
Rregullatorët e SHBA, Bashkimit Evropian dhe Britanisë kanë mbështetur ndryshimin e mënyrës së administrimit të vaksinës duke injektuar një sasi më të vogël të vaksinës në mënyrë intradermale, e cila rrit me pesëfish dozat që mund të përdoren nga një shishe.
Oficer i lartë i urgjencës dhe menaxher i incidentit të lisë së majmunëve në OBSH, Catherine Smallëood, tha se përveç krizës së furnizimit të vaksinës, duke pasur parasysh kohën që duhet për vendosjen e vaksinës dhe që ajo të hyjë në fuqi, faktorët domethënës pas ngadalësimit duket se janë zbulimi i hershëm, gjë që çon në izolimin më të shpejtë të pacientëve dhe ndryshime në sjellje.
“Ne kemi disa prova mjaft të mira anekdotike që njerëzit, sidomos burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, këta janë në grupe të veçanta rreziku.”, tha në konferencë.
Deri tani janw raportuar më shumë se 47,600 raste të konfirmuara në 90 vende ku lija e majmunëve nuk është endemike, OBSH e ka shpallur një emergjencë shëndetësore globale, shkruan Reuters./Gazeta10.