
Një grup i investitorëve nga Katari janë duke planifikuar një ofertë për blerjen e Manchester United.
Familja Glazer, pronarët e tanishëm të Manchester United, kanë vendosur një ultimatum deri në mes të muajit shkurt për blerës potencial që dëshirojnë të ofertojnë për gjigandin anglez, me një grup nga Katari që janë të bindur se do të ofrojnë më shumë se konkurrenca.
Manchester United janë duke kërkuar së paku një ofertë prej 7.2 miliardë dollarë, dhe duan që në ofertë të përfshihet një projekt për rinovimin e “Old Trafford”, i cili do të kushtonte 2.4 milairdë më shumë.
Investitorët nga Katari nuk janë të interesuar për aksione të pjesshme dhe po provojnë që klubin ta marrin përsipër në mënyrë totale.
Ky grup po përballet me konkurrencën e Sir Jim Ratcliffe, njeriut më të pasur në Britaninë e Madhe, i cili qëmoti e ka bërë të ditur interesimin e tij për blerjen e klubit, klub i të cilit është tifoz që nga fëmijëria.
Një blerje nga investitorë të tillë do ta bënte United një nga klubet më të pasura në botë, me buxhet të lartë për transfere.