Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Oficeri i FSK-së, merr çmimin Dexter për performancë superiore akademike në ShBA

Gazeta10
28 Gusht 2024 - 18:57

Toger Korab Seferi ka përfunduar me sukses të lartë kursin “Signal Basic Officer Leaders Course” (SBOLC), në Fort Eisenhower Cyber Center of Excellence (CCoE) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për shkak të arritjeve të larta akademike toger Seferi ka marr çmimin Dexter për performancë superiore akademike.

Kursi Bazik i Oficerëve për Sinjale ka për qëllim përgatitjen e oficerëve për Doktrinën e Operacioneve Ushtarake, procedurat e udhëheqjes së trupave, procesin e vendimmarrjes ushtarake, sistemeve të informimit, planifikimin, ekzekutimin dhe menaxhimin e komunikimeve dhe menaxhimin e kërkesave për komunikim në nivel Batalioni dhe Brigade.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.