Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Kandiq: E turpshme, a kërkoi dikush nga OJQ-të serbe të ndërpritej interpretimi

Gazeta10
16 November 2026 - 15:04

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një reagimi në platformën X, Kandiq e ka cilësuar ngjarjen si të turpshme, duke ngritur pikëpyetje nëse ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia, të pranishëm në forum, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës apo ka kërkuar ndërprerjen e saj.

“E turpshme! Kënga nacionaliste ‘Oj Kosovo, Kosovo’ në Forumin e BE-së për Zgjerimin. A reagoi ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia që ishin të pranishëm? A kërkoi dikush që të ndërpritej interpretimi i këngës?”, ka shkruar Kandiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.