Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OKB kërkon nga Musk të respektohen të drejtat e njeriut në Twitter

Gazeta10
06 November 2022 - 23:56

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Tuerk, i bëri thirrje pronarit të ri të Twitter, Elon Musk, në një letër të hapur, që të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut në rrjetin social.

“Unë po ju kërkoj të bëni gjithçka që mundeni për të mbajtur të drejtat e njeriut në zemër të Twitter-it nën udhëheqjen tuaj,” shkroi Tuerk.

“Respektimi i të drejtave tona të përbashkëta duhet të veprojë si garanci për përdorimin dhe zhvillimin e platformës” dhe “si të gjitha kompanitë, Twitter duhet të kuptojë dëmet që lidhen me platformën dhe të ndërmarrë hapa për t’i korrigjuar ato”, shtoi ai.

Në këtë kuptim, lajmi se Musk shkarkoi të gjithë ekipin e Twitter-it që merrej me të drejtat e njeriut nuk është një fillim inkurajues, tha Tuerk.

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, mori kontrollin e Twitter-it më 28 shtator pasi bleu rrjetin social për 44 miliardë euro.

Ai shpërndau menjëherë bordin e drejtorëve, shkarkoi drejtorët dhe më pas filloi të pushonte nga puna rreth gjysmën e 7500 punonjësve të tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.