Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

OKB: Mbi gjysmë milioni njerëz në Gaza vuajnë nga uria

Gazeta10
22 December 2023 - 16:39

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se mbi gjysmë milioni njerëz janë duke vuajtur nga uria në Gaza. Kjo për shkak se nuk ka hyrë mjaftueshëm ushqim në territorin e rrethuar, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e ashpër të sulmeve ajrore dhe operacioneve tokësore.

Zyrtarët palestinezë thanë të premten se numri i të vdekurve tani ka tejkaluar 20 mijë apo rreth 1% e popullsisë së territorit të paraluftës, shkruan AP.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk ka bërë dallime midis vdekjeve të civilëve dhe luftëtarëve. Izraeli thotë se më shumë se 130 ushtarë të tij kanë vdekur në ofensivën tokësore pasi Hamasi sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz – kryesisht civilë – dhe duke marrë rreth 240 pengje.

Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur janë grumbulluar në strehimore dhe kampe me tenda ndërsa është rritur frika për përhapjen e sëmundjes.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka shtyrë sërish votimin për një rezolutë të re për të ndalur luftimet në një farë mënyre, e cila do të lejonte një rritje të dërgesave të ndihmave humanitare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.