
Profesori Olsi Jazexhiu përmes një lidhje direkte nga Malajzia në emisionin POLITIKO në Kanal 10 ka deklaruar se ato veprimet e futbollistëve kosovarë që kanë ndodhur në Kosovë ndaj himnit të Izraelit, si të tilla kanë ndodhur edhe në shtetet e tjera si në Francë, Greqi, Gjermani, por edhe në Britani.
Sipas tij, opinioni evropian refuzon që ta pranojë Izraelin si një shtet normal, por e shohin si një shtet që ka kryer gjenocid, dhe si i tillë demonstron si shtet aparteid.
“Reagimi i futbollistëve kosovarë në një formë shihet edhe si në solidarizim edhe me protestat e flamingove në Shqipëri”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone vidoen e plotë. /GAZETA10