Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fitim Klinaku: Të arrestuarit janë kapur për ndihmë, por hetimet mund të çojnë edhe te nxitja

Gazeta10
24 November 2026 - 19:30

Avokati Fitim Klinaku, në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ka shpjeguar dallimin juridik mes ndihmës dhe nxitjes në kryerjen e veprës penale, duke theksuar se ky dallim ndikon drejtpërdrejt në masën e dënimit që mund t’u shqiptohet të dyshuarve.

Klinaku tha se personat e arrestuar në rastin konkret dyshohen për ndihmë në kryerjen e veprës penale, ndërsa dënimi për këtë formë të përgjegjësisë mund të jetë më i ulët sesa ai i përcaktuar për veprën penale të vrasjes së rëndë, për të cilën po zhvillohet procedura ndaj dorasit.

“Dallimi mes nxitjes dhe ndihmës është te dënueshmëria. Në rastin konkret, te ndihma, personat të cilët kanë ndihmuar kryerësin e veprës penale mund të gjykohen me një dënim më të vogël nga ajo që është përcaktuar për veprën penale të vrasjes së rëndë”, deklaroi Klinaku.

Ai theksoi se nxitja paraqet një përgjegjësi më të rëndë penale dhe mund të rezultojë me dënim më të lartë, duke bërë të ditur se dallimi mes këtyre dy veprave lidhet drejtpërdrejt me lartësinë e dënimit.

Sipas Klinakut, të arrestuarit deri më tani janë arrestuar nën dyshimin për ndihmë, por hetimet që do të zhvillohen nga prokurori dhe organet hetuese mund të sjellin edhe ndryshimin e kualifikimit të veprës penale.

“Personat të cilët janë arrestuar sot janë arrestuar për ndihmë, ndërsa nga hetimet të cilat do t’i mbledhë prokurori dhe hetuesia, mund të na shpien edhe te nxitja”, tha ai në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.