Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Olta flet për momentet romantike me Luizin në film

Gazeta10
25 July 2023 - 10:28

Dy ish banorët e famshëm të formatit “BBVA”, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari së shpejti do ti shohim në filmin tashmë të xhiruar “ Në Kuadër të Dashurisë’’ , i cili do të shfaqet premier në kimena në muajin tetor,  ku të dy janë protagonistët kryesor të filmit.

Olta e ftuar në emisionin “Pushime On Top” , në televizionin Top Channel, foli për eksperiencën e saj të filmit, prapaskenat, dhe puthjen e shumë perfolur më Luizin ku ajo tha se puthjet në filma e sheh si sportivitet konkretisht si ecje, pasi kur xhirohet nuk shijohet puthja por vëmendja  është që skena të dal sa më profesional,  dhe tha se  e njejta ka ndodhur edhe me Luizin.

“Unë në të gjitha filmat kam puthje, me vajzë apo djalë unë jam puthur, pse nuk duhej të isha puthur në këtë film, unë jam në zonën time të komfortit, jam në profesionin tim, unë jam aktore, di shumë mirë të ndajë jetën e vërtetë nga jeta e filmit, për mua shesh-xhirim është i shenjtë, partneri është i shenjtë dhe roli gjithashtu, në momentin që qëllimi justifikon mjetin mua më duhet patjetër ta kryej atë veprim”, tha Olta.

“Mirë, nuk e mbaj mend shumë sepse këto puthje janë teknike me 100 persona në kokë, sa afrohesh duhet të ndalesh ta bësh edhe një herë, duhet të kesh kujdes ndriçimin, jo se na iku perëndimi, ka një mijë siklete puthja në film, nuk është një puthje që ke kohë për ta shijuar, puthjet në film unë i harroj se çfarë ka ndodhur sepse janë kaq teknike, për mua një puthje në film është njësoj si një ecje, nuk është e nënvizuar në kokën time, kemi qenë aktor në një film që kemi bërë një veprim siç kemi bërë një veprim tjetër”, u shpreh aktorja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.