Sport

Operohet Ter Stegen, Barcelona del me njoftim

Gazeta10
08 Dhjetor 2023 - 16:54

Barcelona ka njoftuar se gjithçka ka shkuar sipas planit për portierin gjerman Marc-Andre ter Stegen, pasi ai fluturoi në Bordeaux për një operacion në shpinë.

Ter Stegen, 31 vjeç, kishte vuajtur nga dhimbja kronike e shpinës javët e fundit dhe pasi fillimisht shpresonte se do të largohej vetë, vendosi t’i nënshtrohej një operacioni.

Klubi katalunas ka njoftua se operacioni ka kaluar me sukses, por pa dhënë shumë detaje tjera.

“Lojtari i ekipit të parë, Marc ter Stegen, i është nënshtruar me sukses një operacioni për problemet e tij në pjesën e poshtme të shpinës. Procedura u krye nga Dr. Amelie Leglise nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Klubit, në Klinikën Sportive Bordeux Merignac. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, thuhet në njoftim.

Nuk është bërë e qartë nga klubi se cili është problemi i saktë, apo sa kohë do të jetë jashtë. Në fakt, mediat katalanase kanë vënë në dukje se shumë pak informacion janë dhënë për dëmtimin e tij, apo planin e rikuperimit të tij.

Diagnozat e mëparshme e vendosin kohën e rikuperimit të ter Stegen midis dy dhe tre muajve, por gjithashtu ka pak siguri.

Kuptohet se Ter Stegen po e trajton situatën me kujdes. Ai jo vetëm që është lideri dhe kapiteni i kësaj Barcelonë, por gjithashtu ka mundësi të luajë për Gjermaninë në një turne të madh për herë të parë – me Euro 2024 që do të mbahet në tokën vendase. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.