
Krenar Shala në emisionin “Politiko” në Kanal 10 tha se opozita është e interesuar të shkojë në zgjedhje me qëllim dobësimin e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, kjo lidhet edhe me gabimet politike të bëra në fillim të mandatit.
“Opozita është e interesume me shku në zgjedhje sepse qëllimi është me dobësu Albinin. E dobësojnë sepse Albini në fillim e ka bërë një gabim që s’e ka përdorur Vjosën si armë për të ecur përpara ”, ka deklaruar Shala.