
Raporti: Viola Korça
Në ditën e 14-të të barrikadave në veri të vendit, partitë opozitare kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar. Nga opozita kanë thënë se do të ishte e pafalshme nëse kryeministri Kurti do të vazhdonte të binte në kurthin e Serbisë. Mirëpo, nga partia në pushtet kritikuan qeveritë e kaluara për siç thanë, qasjen e brishtë në veri.
Partitë opozitare kanë ngritur sërish kritika ndaj ekzekutivit sa i përket situatës së krijuar tash e dy javë në veri të vendit.
Në seancën e së premtes të Kuvendit të Kosovës, nga opozita kanë thënë se situata e tensionuar në veri ka ardhur si pasojë e moskoordinimit me aleatët ndërkombëtar.
Nga LDK kanë thënë se do të jetë e pafalshme nëse kryeministri Kurti do të vazhdoj të bie në kurthin e Serbisë.
Ndërsa, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se kryeministri Kurti e ka bërë llugë situatën në veri.
Ajo u shpreh se është duke e çuditur qetësia e të parit të ekzekutivit.
Mirëpo, Luan Aliu, deputeti nga partia në pushtet, LVV, tha se Qeveria e Kosovës nuk do të heq dorë asnjëherë nga zbatimi i ligjit në veri.
Ai kritikoi ish qeveritë e kaluara, për siç tha qasjen e brishtë në veri të vendit.
Gjatë seancës deputetë të opozitës patën kritika ndaj ekzekutivit edhe për mosrealizimin e plan programit qeverisës, derisa pati përplasje mes kryeministrit Kurti dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Ndërsa, kritikat nuk munguan as ndaj presidentes, Vjosa Osmani. / Kanal10