Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Opozita paralajmëron kallëzim penal për Nagavcin

Gazeta10
04 September 2023 - 18:55

Raporti: Gentiana Gashi

Partia në pushtet i ka ikur ballafaqimit me opozitën në Kuvendin e Kosovës, rreth mos sigurimit të teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit.

Kjo edhe bëri që seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozitarët, të dështoi.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës akuzuan fortë pushtetin për ikje nga përgjegjësia.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ministrja, Arberie Nagavci, se ka bërë edhe shkelje ligjore, duke trefishuar koston e sigurimit të librave për fëmijët.

Ndërkohë, nga LDK-ja, akuzuan Qeverinë se e vrau të vetmin element të barazisë në shkollat fillore.

Ndërkohë, për mos realizimin e obligimit ligjor që t’ua sigurojë fëmijëve tekstet shkollore, PDK e LDK kanë paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres, Arbërie Nagavci.

Por, krejt këto i ka mohuar partia në pushtet.

Përmes një konference të organizuar, ata kanë thënë se opozita kishte për qëllim prishjen e disponimit të fëmijëve, andaj, partia në pushtet e ka bojkotuar atë.

MASHTI, disa ditë para fillimit të vitit të ri shkollor kishte njoftuar se tekstet shkollore do të blihen nga vet prindërit, të cilët më pas do të rimbursohen me 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe me 30 euro për ata nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.