Raporti: Arteida Molliqaj/Kanal10
Çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët do të jetë pikë e rendit të ditës në Këshillin e Evropian, më 13 tetor. Akterët politik në vend po e shohin si pozitive një lëvizje të tillë, derisa shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, thënë se ka gjasa që nga viti i ardhshëm kosovarët të lëvizin pa viza. Pozitiv janë shprehur edhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, derisa e kanë quajtur si proces të vonuar, shkruan Kanal10.
Lëvizja pa viza për kosovarët pritet të diskutohet në mesin e muajit të ardhshëm në Bruksel.
Kjo çështje do të jetë pikë e rendit të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian më 13 tetor.
Siç ka raportuar Radio Evropa e Lirë, presidenca çeke ka kërkuar konsensus nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për këtë proces.
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se qytetarët e Kosovës e kanë merituar kohë më parë lëvizjen e lirë.
Sipas saj, gjasat janë reale që qytetarët do të mund të udhëtojnë në zonën shengen nga viti i ardhshëm.
Të vonuar procesin për liberalizim, e kanë cilësuar njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend, teksa ata e shohin me pozitive këtë diskutim.
Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave disa vite më parë, por se Bashkimi Evropian nuk ka marrë vendim për lëvizje pa viza për kosovarët./Gazeta10