Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

ORCA: Doktorata e kandidatit për rektor Ilir Tolajt është plagjiaturë, t’i shkëputet kontrata e punës

Gazeta10
16 November 2022 - 15:39

Organizata ORCA, po hulumton kredencialet akademike të kandidatëve për rektor të Universitet të Prishtinës, raporton Gazeta10.

Në hulumtimin për kandidatin Ilir Tolaj, ORCA ka zbuluar që në tezën e doktoratës së tij ka plagjiaturë.

“Doktorata ‘Sepsisi meningokoksik në Kosovë – Përvojat tona në përdorimin e terapisë adjuvante’ e mbrojtur në vitin 2004 në Universitetin e Prishtinës nga kandidati Ilir Tolaj, pjesën e hyrjes, shqyrtimit të literaturës, dhe 99% të referencave i ka identike dhe të përkthyera nga një punim shkencor i vitit 2000 nga autorë të huaj”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas organizatës, kjo i ka shërbyer profesorit Ilir Tolaj për ta marrë gradën doktor i shkencave, për t’u punësuar në Universitetin e Prishtinës dhe për të mbajtur titull akademik.

“ORCA ka përgatitur një dosje me dëshmi të mjaftueshme për ta dokumentuar plagjiaturën e profesorit dhe kandidatit për rektor dhe sot i është drejtuar Këshillit të Etikës të UP-së, organ ky që është përgjegjës për verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të tilla të cilat cenojnë integritetin dhe ndershmërinë intelektuale të universitetit. Ne presim që ky organ ta shqyrtojë dokumentacionin e ofruar dhe të vërtetojë se profesori Ilir Tolaj ka kryer shkelje të rënda nga Kodi i Etikës, Statuti i UP-së dhe nga Rregullorja për masat dhe procedurat disiplinore ndaj personelit akademik të Universitetit të Prishtinës”, thotë ORCA.

ORCA ka thënë se bazuar në të gjitha këto shkelje, ata presin që Këshilli i Etikës të i shkëput marrëdhënien e punës Ilir Tolajt dhe të i marrë gradën shkencore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.