Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Organizata e gazetarëve në Evropë u drejtohet Kurtit, Sveçles e Haxhiut: Dënojeni sulmin ndaj Sylës

Gazeta10
12 April 2023 - 11:26

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit kosovar, Valon Syla. Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe ministrat Sveçla e Haxhiu që të dënojnë publikisht sulmin ndaj gazetarit Syla.

Gutierrez thotë se është shqetësuese që liderët politikë të heshtin në raste të tilla.

“I bëj thirrje kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm Xhelal Svecla dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu që ta dënojnë publikisht sulmin dhe ta bëjnë të qartë se sulme të tilla ndaj një gazetari janë të papranueshme. Më duket veçanërisht shqetësuese heshtja e tyre. Liderët politikë kanë për detyrë të dënojnë publikisht sulme të tilla”, ka shkruar ai, raporton Express.

Gutierrez tutje ka theksuar se politikbërësit duhet të veprojnë, ndryshe bëhen palë me sulmuesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.