Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Organizatë kriminale” – Deputeti i VV-së i quan “robotë” – deputetët e Listës Serbe

Gazeta10
17 January 2023 - 21:25

Sipas deputetit të partisë në pushtet, Arbër Rexhaj, Lista Serbe sot ndodhet nën ndikim të Beogradit zyrtar, dhe se sipas tij, është koha që në Kosovë të vijë një frymë e re.

Rexhaj në Politiko në Kanal10, e ka quajtur organizatë kriminale, Listën Serbeve, dhe deputetët e saj “robot”, shkruan Gazeta10.

Ai tha se deputetë të kësaj partie, edhe pse pjesë e Kuvendit të Kosovës, merrnin urdhëra nga Beogradi.

“Unë komplet i quaj kriminela. Lista Serbe komplet është organizatë kriminale. Unë s’po e mohoj. Unë dua ta shoh dallimin në aspektin politik. Lista Serbe sot është një listë e vetme, i ka disa robotë që vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe ku Beogradi zyrtar iu thotë bëjë këtë, dhe ata e bëjnë. Lista Serbe sot është kryekëput nën ndikim të Beogradit. Sot, në Kosovë duhet të vijë një frymë e re, e nisur nga Kurti. Këtu ka ndodhur një vrasje, dhe vrasja e Oliver Ivanoviqit do të thotë shumë edhe për Serbinë, sepse indikacionet çojnë që ai është vrarë nga Serbia. Iniciativa e Kurtit, edhe pse nuk është sot populiste dhe shihet me sy kritik, është e qëllimshme. Realisht, është rrugëtimi i ri, ku ne u bëjmë thirrje serbëve të Kosovës për ta pa Kosovën si pjesë të saj, pa Asociaciacion një etnik, pa ndarje të Kosovës dhe pa konsensione’, tha tutje Rexhaj në Politiko. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.