
Gerard McGurk, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.
McGurk në postimin e tij, ka përgëzuar KQZ’në, për organizimin e procesit, të cilin e ka vlerësuar si të ‘’suksesshëm’’, si dhe, liderin e VV’së, Albin Kurtin, për rezultatin e partisë së tij.
E përgëzoj KQZ për organizimin e një tjetër procesi zgjedhor të suksesshëm dhe Albin Kurti për rezultatin e partisë së tij. Votuesit kanë folur; tani përgjegjësia u takon atyre që janë zgjedhur. OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve dhe zgjedhjen e Presidentit përmes dialogut dhe kompromisit.”, ka shkruar ai.