Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Osman Azemi deklarohet i pafajshëm para gjykatës për posedimin e 0.4 gram kokainë

Gazeta10
27 January 2023 - 11:31

Ish-anëtari i grupit “Stupcat”, aktori Osman Azemi, në seancën e së premtes, është deklaruar i pafajshëm për posedim të 0.4 gram kokainë.

“Unë nuk e ndjej veten fajtor. Arsyeja është sepse deklarata në polici nuk është e imja, është shtu. Nuk është e saktë.” – tha i akuzuari Azemi.

Një deklarim të tillë, i njëjti e ka dhënë pas leximit të aktakuzës nga prokuroja Elza Bajrami, raporton Betimi për Drejtësi”

Pasi që i akuzuari Azemi nuk e pranoi fajësinë, gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj e njoftoi atë me të drejtën se brenda afatit prej 30 ditësh mund të paraqes kërkesën për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

Sipas gjykatësit Sadikaj, lidhur me kërkesat eventuale do të vendoset jashtë seancë dhe shqyrtimi i dytë për këtë çështje penale nuk do të mbahet.

Gjithashtu, gjykatësi Sadikaj ka thënë se, nëse nuk paraqiten kundërshtimet e tilla brenda këtij afati, gjykata do të konsiderojë se palët kanë hequr dorë për kundërshtime dhe do të caktohet shqyrtimi gjyqësor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.