
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se çdo varr në Reçak ka një histori tmerri. Në 24-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Shtimes, e para e shtetit shtoi se synimi më i rëndësishëm është sigurimi i drejtësisë.
Në akademinë përkujtimore, ajo tha se krimet e kryera këtu në Reçak, ku civilë shqiptarë u shënuan mizorisht i dëshmuan botës për tragjedinë që po përjetonin shqiptarët
“Aty mizoria e regjimit mori trajtën më çnjerëzore, shënoi një moment që vetëdija ndërkombëtarëve u zgjua përfundimisht. Reçaku dëshmoi se Kosova ishte edhe sfida e përballjes demokratike, a do të dorëzohej një qytetërim botëror para një barbarie. Ky moment kthese lidhej me një emër dhe një njeri, ambasadori Willlam Walker. Krimet e kryera këtu në Reçak, ku civilë shqiptarë u shënuan mizorisht i dëshmuan botës për tragjedinë që po përjetonin shqiptarët”, u shpreh Osmani.
Osmani tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ishte përkujdesur t’i masakronte edhe një herë viktimat me propagandën të cilës i printe pas masakrës.
Presidentja tha se çdo varr në Reçak ka një histori tmerri.
“Sot kur i kujtojmë me dhimbje të dashurit tanë, detyrimi për të siguruar drejtësi për ta bëhet synimi ynë më i rëndësishëm. Historia e gjithsecilit prej tyre është vet historia e Kosovës. Ata thërrasin për drejtësi sot e kurdo herë. Mos të harrojmë kurrë që çdo varr në Reçak ka një histori tmerri” ka shtuar ajo.