Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani bën thirrje për dialog: Fillimi i procesit mësimor  duhet të jetë i pakushtëzuar

Gazeta10
01 September 2022 - 21:25

Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës, ka reaguar pasi që sot nuk ka filluar procesi mësimor. 

Sot në vend të urimit, duhet të dërgojmë mesazh reflektimi, shkaku i grevës dhe mosfillimit të procesit mësimor, duke ftuar palët e përfshira në këtë çështje që bojkotin e procesit mësimor ta zëvendësojnë me dialog”, ka shkruar ajo në Facebook. 

Më tej, e para e shtetit, ka thënë se sindikatat duhet të jenë në shërbim të nxënësve dhe përmirësimit të cilësisë së sistemit arsimor, transmeton Gazeta10. 

“Fillimi i procesit mësimor për nxënësit tanë duhet të jetë i pakushtëzuar. Secili veprim i institucioneve dhe sindikatave duhet të jetë në shërbim të nxënësve dhe përmirësimit të cilësisë së sistemit arsimor”, ka thënë Osmani.

Ajo më tej, ka bërë të ditur se zyra e saj ka kontaktuar të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, që ka në fokus interesin e nxënësve dhe gjithë sistemit arsimor.

Si Presidente e vendit, jam për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve dhe rritjes së cilësisë në arsim duke e ditur se arsimi cilësor është bazamenti i një shteti e shoqërie të suksesshme. Por, jam në anën e nxënësve. E drejta u takon vetëm atyre! Atyre duhet t`ua ofrojmë dhe mbrojmë të drejtën për edukim dhe arsimim! E grevës duhet t`ia zë vendin dialogu!“, ka shkruar Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.