Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore

Gazeta10
07 February 2026 - 10:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen për dy skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj të cilët kanë përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano – Cortina 2026, e ku edhe u valëvit flamuri i shtetit të Kosovës.

Ajo shkruan se dy skitarët po përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.

“Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha. Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë!”, ka shkruar Osmani

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.