
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur mirënjohje deputetes britanike, Alicia Kearns, për thirrjet e saj për ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë.
Osmani ka shkruar në Twitter se Kosova do të ruajë vlerat e përbashkëta dhe se do të forcojë demokracinë.
“Faleminderit Alicia Kearns për përpjekjet tuaja të palodhura në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë!”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Kearns ka apeluar së fundmi se që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës në Ballkan.
Thank you @aliciakearns for your tireless efforts in exposing Serbia’s destructive & destabilising agenda.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 7, 2023
Grateful to all signatories for their strong support for Kosovo’s sovereignty & democracy.
Together, we'll safeguard our shared values and strengthen democracy! https://t.co/49wD4P7aVA