Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani ka përfunduar takimin me Escobar dhe Lajçak, nuk ka konferencë per media

Gazeta10
24 August 2022 - 14:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar takimin me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10.

Takimi është mbajtur i mbyllur për media dhe nuk do të ketë konferencë për media. Gazeta 10 merr vesh se Presidenca do të lëshojë një komunikatë për media.

Këto takime po zhvillohen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçqi, nuk kanë gjetur ndonjë zgjdhje kompromisi javën e kaluar në Bruksel për çështjen e targave dhe dokumenteve të kalimit.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se më 1 shtator do të fillojnë zbatimin e masave të reciprocitetit. Kujtojmë se para një muaji, kjo temë ka nxitur tensione dhe destabilizim në veriun e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.