Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani kërkon largimin e UNIMIK-ut nga Kosova (VIDEO)

Gazeta10
24 September 2022 - 19:42

Raporti:Viola Korça

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë edhe pse vetëm simbolik, do të vazhdojë të ekzistojë, derisa të jetë në fuqi rezoluta 1244, vlerësojnë njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pas një kohe të gjatë heshtjeje, sërish janë rritur zërat për mundësinë e largimit të këtij misioni.

Pak kohë më parë, presidenti serb u shpreh i sigurt se Perëndimi do të përpiqet të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe se kjo do të ishte katastrofë për Serbinë, pasi me këtë akt Kosova do të pranohej pa ndonjë problem.

Kjo temë ishte edhe pjesë e diskutimit ne takimin mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefes së Misionit të SHBA-ve, në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

Të dy bashkëbisedueset janë pajtuar se është koha që t’i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Mirëpo, Dritëro Arifi, profesor universitar, thotë se në bazë të situatës së krijuar në botë, është e pamundur përfundimi i mandatit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Artan Muhaxhiri, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, shprehet se tema e UNMIK-ut tanimë është tejkaluar dhe bën lajm vetëm kur mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, UNMIK-u operon me kapacitete të limituara. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.