Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Koordinimi i vazhdueshëm me partnerë boshti i suksesit të Kosovës

Gazeta10
01 Mars 2024 - 21:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Forumit Diplomatik në Antalia është takuar me personalitete të ndryshme botërore.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në këtë forum, ka folur për Kosovën si shembull suksesi i angazhimit diplomatik në dobi të lirisë e demokracisë.

“Fuqia e aleancave, angazhimi për dialog dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerë në çdo etapë të historisë së Republikës sonë janë boshti i suksesit dhe arritjeve kulminante të Kosovës.

Në panelin e liderëve në Forumin Diplomatik në Antalya fola për Kosovën si shembull suksesi i angazhimit diplomatik në dobi të lirisë e demokracisë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.