Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Kosova, një sukses unik i zbatimit të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë

Gazeta10
18 February 2023 - 19:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se çfarë ka folur në konferencën e Sigurisë në Mynih, saktësisht në panelin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani ka njoftuar se gjatë kësaj konference ka thënë se paqja dhe siguria janë të qëndrueshme vetëm kur gratë janë të përfshira në të gjitha proceset e vendimmarrjes.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në panelin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë diskutova për rolin vendimtar të grave të Kosovës në etapat e ndryshme të shtetndërtimit të vendit. Paqja dhe siguria janë të qëndrueshme vetëm kur gratë janë të përfshira në të gjitha proceset e vendimmarrjes dhe politikbërjes”, ka shkruar Osmani.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se synimi i saj është që të shndërrohet në adresë strategjike për diskutime dhe projekte përmbajtjesore përmes Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.