Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani kujton masakrat e Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës

Gazeta10
31 March 2023 - 10:58

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës, raporton Gazeta10.

“Sot kujtojmë masakrën e kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, me ç‘rast u vranë dhe u masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civil. Dhembja vazhdon të jetë po kaq e madhe sikur në ditën e vrasjes së tyre, ndërsa kujtimi për ta i përhershëm”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, nuk do të heqin dorë për të kërkuar drejtësi për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe drejtësi për viktimat e regjimit serb.

“Drejtësia për viktimat e regjimit serb dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë kërkesa të përhershme tonat, nga të cilat ne nuk heqim dorë”, ka thënë Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.