Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: Mercenarët e Wagner po ndihmojnë Serbinë për një sulm të mundshëm ndaj nesh

Gazeta10
11 February 2023 - 10:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se mercenarë të grupit rus, Wagner janë duke punuar  me paramilitarë serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake.

Ajo këtë e ka thënë për mediumin The Telegraph, duke shtuar se operacioni sekret është krijuar për të bërë bazë për një sulm të mundshëm hibrid nga Serbia në drejtim të Kosovës.

“Ata sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë formalisht pjesë e ushtrisë serbe. Serbia do që t’i arrijë qëllimet e saj pa e quajtur operacionin ushtarak”, është shprehur Osmani.

Objektivi serb është sipas presidentes Osmani është “të përgatis situata për një aneksim të mundshëm, jo përmes një operacioni ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.