
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj të fundvitit, ka përmendur edhe dhunën ndaj grave duke e vlerësuar si emergjencë kombëtare, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se krahas pandemisë COVID-19 ka marrur hov edhe pandemia nën hije e dhunës ndaj grave.
“Fatkeqësisht pararlelisht me pandeminë COVID-19, morri hov edhe një pandemi nën hije, pandemia e dhunës ndaj grave. Ky fenomen tashmë duhet të shihet nga prizmi i një emergjence kombëtare”, ka thënë ajo.
Ajo ka përmendur edhe seksizmin duke thënë se ka pasur tendenca për të minimizuar rolin e Zyrës së Presidencës.
“Nuk do të zbrazem as para seksizmit, seksizmit të paprecedentë, e tendencave për të minimuzuar rolin e Zyrës së Presidencës, vetëm e vetëm se në krye të saj është një grua”, ka thënë ajo.
Këtë seancë e ka bojkotuar Partia Demokratike të Kosovës e cila ndër të tjera e ka cilësuar Osmanin si të dështuar dhe përçarëse.
Po ashtu, kjo seancë është bojktuar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët e kanë konsideruar atë si të dështuar dhe në anën e kryeministrit Albin Kurti. / Gazeta10