Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Osmani nga MKRS-ja tregon kriteret për kategorizimin e federatave sportive

Gazeta10
28 January 2024 - 22:41

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.

Intervistë ekskluzive, informata të reja rreth kategorizimit të federatave sportive dhe ligjit të sponsorizimit. Të gjitha këto në një emision të vetëm.

Të ftuar këtë herë në studion e emision më të shikuar në vend janë: zv. ministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, gjersa në pjesën e dytë të ftuar janë: Avni Haxhiu, Kujtim Zebica dhe Elvira Dushku.

Në lidhje direkte janë të ftuar Safet Gërxhaliu dhe Remzi Ejupi.

Në diskutim e sipër, zëvedësministrja Osmani përmendi kriteret e vendosura nga MKRS-ja për kategorizimin e federatave sportive.

“Kjo është hera e parë që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po e bën këtë vlerësim. Për këtë vlerësim kemi vendosur t’i marrim 9 kritere. Ky vlerësim u bë në këtë muaj, janar 2024, për performancat e federatave gjatë vitit 2023” – tha ajo.

Tutje, ajo bëri me dije se ky kategorizim dikton edhe të ardhurat që MKRS-ja ia dhuron federatave respektive.

Kriteret për kategorizimin e federatave janë këto: masovizimi (numri i klubeve sportive që federate është licencuar në MKRS), rezultatet ndërkombëtare, gjithëpërfshirja, popullariteti i sportit, tradita, statusi i sportit e të tjera, që mund t’i mësoni në videon më poshtë:  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.