
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II.
Osmani ka thënë se qyetetarët e Kosovës janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Mbretëreshës, raporton Gazeta10.
“Mbretëresha Elizabeta e udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar me zell, me hir e përulësi dhe e vendosi shërbimin dhe detyrën ndaj vendit të saj mbi çdo gjë tjetër. Ajo ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe një grua e jashtëzakonshme. Vdekja e Lartmadhërisë së Saj shënon fundin e një epoke si monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, por trashëgimia e Elizabetës së Madhe do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë”, ka thënë fillimisht ajo.
Më tej, Osmani tha se bashkëndjejnë me popullin e Mbretërisë së Bashkuar për këtë “humbje të madhe së bashku me Familjen Mbretërore dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar”./Gazeta10