Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani optimiste për Ohrin, Kosova integrohet në strukturat euroatlatnike, serbët në ato kosovare

Gazeta10
17 March 2023 - 10:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me të dërguarin amerikan për dialogun, Escobar ka thënë se pret një rezultat pozitiv nga takimi i Ohrit.

Sipas saj, cdo tendencë e Serbisë përmes kushtëzime është përpjekje për ta penguar cdo arritje positive në dialog.

Sipas saj, marrëveshja sjell rezultate konkrete.

“Do të sigurojë integrmin e Kosovës në institucionet euroatlatnike. Do të sigurojë integrmin gjithëpërfshirës të komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës. Po ashtu, kjo marrëveshje përfshin parime të rëndësishme të drejtës ndërkombëtare që do ta shtrojë rrugën drejt njohjes reciproke. Është me rëndësi që rendi kushtetues, integriteti territorial, funksionaliteti i brendshëm dhe sovraniteti të ruhen me çdo kusht në procesin negociator” ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.