Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për vizitën e saj në Kosovë, pas takimit që e patën.
Në një konferencë për media, Osmani i uroi asaj në emër të popoullit të rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të Komisionit Evropian.
“Pres me pa durim ta vazhdojmë bashkëpunimin që e kemi ndërtuar për gjatë viteve. Vizita e Von der Leyen vjen vetëm disa të miratimit të Komisionit Evropian të agjendës së reformave për Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për vendin tonë, këta hapa konfirmojnë përkushtimin e BE-së për ta afruar rajonin gjithnjë e më shumë drejt integrimit në BE dhe poashtu shërben si një motiv shtesë për të punuar akoma më shumë për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen e BE-së”, ka thënë Osmani.
“Padyshim se rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por ia ka vlejtur, mezi presim që të zbatojmë reformat që janë pjesë e këtij plani, dhe të përfitojmë sa më shumë nga kjo mundësi në muajt dhe vitet në vijim”, ka thënë Osmani