Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Osmani për urimin e Trump: Kemi punuar që të betonohet qëndrimi amerikan për kufijtë e Kosovës

Gazeta10
17 February 2026 - 20:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar urimin e presidentit amerikan Donald Trump për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me administratën e tij gjatë vitit të fundit.

Osmani e ftuar në Politiko tha se institucionet e Kosovës kanë punuar afër me administratën Trump që nga rikthimi i tij në pushtet, me qëllim forcimin e qëndrimit amerikan për paprekshmërinë e kufijve të Republikës së Kosovës.

“E keni vërejtur shumë mirë këtë dallim. Ne kemi punuar shumë afër me administratën e presidentit Trump gjatë një viti e gjysmë sa ai është rikthyer në pushtet. Kemi punuar në mënyrë që të betonohet qëndrimi amerikan rreth paprekshmërisë së kufijve të Republikës së Kosovës. Kemi punuar afër edhe me Kongresin dhe me akter të tjerë. Ka shumë gjëra pozitive, përfshirë përkrahjen e Kosovës për anëtarësim në NATO, dhe të gjitha këto janë një punë që po reflektohet në letrën e dërguar nga presidenti Trump me përkrahje të madhe për Kosovën, për çka jemi shumë mirënjohës,” u shpreh Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.