Gazeta10

Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës do të dështojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke reaguar pas destabilizimit të veriut të Kosovës ka thënë se kjo përpjekje e Vuqiçit do të dështojë, shkruan Gazeta10.

Osmani ka thënë se reciprociteti nuk është i drejtuar kundër askujt por për të gjithë qytetarët pavarësish identiteteve të tyre.

E para e shtetit Osmani, ka ftuar qytetarët që të mos bëhen pjesë e propagandës së Beogradit.

Tutje, Osmani ka thënë se të gjitha institucionet e sigurisë janë duke punuar për të garantuar rendin dhe lirinë e lëvizjes, teksa ka shtuar se po ashtu janë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie. Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi.

Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes. Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar.

Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë”, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook Osmani. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë