Gazeta10

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut Natacha Gomes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes, raporton Gazeta10.

Osmani e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme që Luksemburgu ia ka dhënë Kosovës.

Tutje, Osmani specifikisht e ka falënderuar ambasadoren në fjalë për marrëveshjen e nënshkruar para disa jave mes Kosovës dhe Luksemburgut në vlerë prej 35 milion eurove.

E para e shtetit ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për proceset e integrimit të Kosovës.

Këtu keni njoftimin e plotë nga presidenca:

“Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, znj. Natacha Gomes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës shefen e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, ambasadoren Natacha Gomes, të cilën e ka falënderuar për shërbimin në Kosovë dhe kontributin e saj në përafrimin e dy shteteve tona.

Përveç tjerash, Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadoren Gomes edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore, dhe ka përshëndetur marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim, të nënshkruar para disa jave, në vlerë prej 35 milionë euro.

Presidentja Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë