Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani reagon pas djegies së veturës së Miletiqit: Po synohet pengimi i integrimit të serbëve

Gazeta10
14 November 2023 - 15:07

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka quajtur vepër kriminale djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Osmani tha se djegia e veturës së Miletiqit synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

“Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se Miletiqit iu djeg mbrëmë një pjesë e veturës, ku sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshanit, arsyet e këtij rasti ende nuk dihen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.